08 Maj 2025

Kosova po e merr vendin e merituar në arenën ndërkombëtare të basketbollit

Prishtinë, 25 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegun.

Presidenti Thaçi e uroi kryetarin e FBK-së për sukseset e arritura në ndërkombëtarizimin dhe afirmimin e basketbollit kosovar.

I pari i vendit tha se pas anëtarësimit në FIBA dhe debutimit historik të Kosovës në kualifikimet për në Kampionatin Evropian, është e qartë se shteti kosovar tashmë po e merr vendin e merituar në arenën ndërkombëtare të basketbollit.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu u shpreh se FBK mbetet e përkushtuar për avancimin e skuadrave përfaqësuesve dhe ato në nivel të klubeve të Kosovës, në të gjitha grupmoshat, për paraqitje dinjitoze në basketbollin evropian dhe atë botëror, dhe u shpreh mirënjohës për ndihmën e rëndësishme që institucionet e Kosovës po vazhdojnë t’i japin basketbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi.

Gjithashtu, presidenti Thaçi përgëzoi mysafirin për suksesin e radhës të basketbollit kosovar pasi që KB Sigal Prishtina mbrojti titullin e kampionit në Ligën Ballkanike.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)