23 Prill 2024

Klubet e Federatës së Notit protestojnë për shkak të ndërhyrjeve politike

Prishtinë, 20 shkurt - Klubet e Federatës së Notit të Kosovës (FNK) do të protestojnë para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për shkak të injorimit dhe ndërhyrjeve politike në shkatërrimin e Federatës së Notit të Kosovës duke favorizuar grupe të interesit të përkrahura edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe MKRS.

"Përkundër kërkesës për takim injorimi total nga Ministri Çeku dhe rekomandimi katastrofal i Komisionit për Licencim duke lënë jashtë klube me traditë shumë vjeçare dhe duke futur në lista klube që asnjëherë nuk ishin pjesë e Federatës, na detyron që të  protestojmë dhe të kërkojmë drejtësi në sportin e notit", thuhet në njoftimin e Klubeve.

 Federata e Notit të Kosovës i ka shkruar ministrit Çeju se ka parë rekomandimin e Komisionit të MKRS-së për Licencimin e Federatave Sportive të Kosovës.  

Ky komision sipas Federates i ka rekomanduar ministrit Çeku, që të licencohet FNK dhe disa persona si drejtues të FNK-së, që komuniteti i notit i konsideron si jo legjitim.

"Po ashtu ai rekomandim është shkatërrues për Federatën e Notit dhe diskriminues, sepse ka lënë jashtë FNK-së 18 klube të notit, qindra fëmijë e sportistë të notit dhe po i përjashton nga të gjitha garat dhe organizimet këto klube e këta sportistë", thuhet në letren e FNK-së drejtuar ministrit Çeku.

Ndërsa në anën tjetër sipas FNK-së po tentohet të licencohen një pakicë e klubeve ku disa prej tyre nuk kanë qenë asnjëherë, e as nuk janë ende pjesë e FNK-së.

"I nderuar Ministër z. Çeku ne shpesh here ju kemi dëgjuar nëpër debate televizive duke deklaruar për drejtësinë në qeverisjen tuaj në MKRS, po ashtu për rregullimin e funksionimin e federative sportive dhe sportit në përgjithësi, mirëpo ky rekomandim i Komisionit të MKRS për Licencimin e federative bie ndesh me deklarimet e juaja si Ministër i MKRS."

"Andaj duke dashur që të evitohet ky diskriminim i fëmijëve dhe sportistëve tanë, duke dashur që të ndalohet edhe më tutje shkatërrimi i Federatës së Notit, ne klubet e Federatë së Notit të Kosovës kërkojmë takim me ju me datën 20.02.2023. prej orës 10:00 në zyret tuaja", thuhet në fund të letrës se FNK-së drejtuar Çekut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)