09 Maj 2025

Klina dhe Istogu me palestra të standardeve evropiane

Prishtinë, 22 dhjetor - Në kuadër të inspektimeve në projektet infrastrukturore që investon MKRS-ja, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala i shoqëruar nga zëvendësministri Rexhep Hoti inspektoi punimet në palestrat e sportit në Klinë e Istog, bashkë me kryetarët e komunave përkatëse, Sokol Bashota e Haki Rugova.

Këto dy projekte janë investim i MKRS-së, në të cilat sivjet janë ndarë rreth 786 mijë euro për palestrën në Klinë respektivisht 200 mijë euro për atë në Istog, ndërkaq vitin e ardhshëm do të investohen 115 mijë euro në palestrën e Klinës ndërsa për atë në Istog do të investohen 300 mijë euro. Dy palestrat pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.

Ministri Shala u shpreh se përmes këtyre investimeve infrastruktura e sportit po përmirësohet dukshëm sipas standardeve ndërkombëtare e cila është një parakusht për rritjen e konkurrencës e cilësisë.

Po ashtu, ministri Shala e vlerësoi ecurinë e punimeve dhe sipas tij, këto dy qytete shumë shpejt do të kenë palestrat e tyre moderne, të cilat do të jenë hapësira të rëndësishme për sportistët. Përmes këtyre hapësirave sportistëve do të krijohen lehtësira për zhvillimin e aktiviteteve të sportit.

Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar në përmirësimin e infrastrukturës fizike e legjislative të sportit në Kosovë, me qëllim që sportistëve t’u krijohen mundësi e lehtësira për afirmim brenda dhe ndërkombëtarisht.

Ndërkaq, kryetarët Bashota e Rugova e falënderuan ministrin Shala dhe MKRS-në për mbështetjen e vazhdueshme. Ata i vlerësuan të mirëseardhura këto projekte të rëndësishme për sportistët e Klinës e Istogut sepse u krijohen hapësira për zhvillimin e garave dhe aktiviteteve tjera.

Përmes projekteve të përbashkëta në fushat e që i mbulon MKRS-ja, duke bashkëpunuar me komunat në bazë të prioriteteve të tyre, krijohen mundësi për zhvillimin e sektorëve të kulturës, rinisë e sportit, vlerësuan ata. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)