07 Maj 2024

Kapello e pranon: Gabova në Botëror

Londër, 10  gusht - Kam bërë gabime gjatë Botërorit të Afrikës së Jugut por do të rinisem me bindjen se nga eksperiencat negative mëson shumë.

Në virgjilje të miqësores kundër Hungarisë Fabio Kapello u kërkon falje tifozëve anglez për zhgënjimin në Afrikën e Jugut dhe premton një Angli të re.

Hidhërimi për paraqitjen zhgënjyese të Tre Luanëve në kontinentin e zi djeg ende te trajneri Friulan.

Uembli do ti presë futbollistët e Kombëtares me fërshëllima por Kapello shpreson që mbështetësit e Kombëtares ti qëndrojnë pranë skuadrës pasi do të startojë edhe fushata kualifikuese e Kampionatit Europian.

\"Më vjen shumë keq për tifozët pasi e di që kanë shpenzuar shumë para dhe kohë për të na qëndruar pranë dhe për të na mbështetur por për fat të keq Botërori nuk ka shkuar ashtu si donim ne\" Kapello.

Kapello tregon edhe arsyet pse kanë dështuar Tre Luanët në Afriëkn e Jugut. \"Kemi dështuar për shkak të gjendjes fizike dhe për shkak të episodeve. Pasi nëse do të jepej si i rregullt goli i Frenk lampard në ndeshjen kundër Gjermansië do të kishte qënë më ndryshe\" shtoi Kapello.

Tani Kapello do të rinisë me një skuadër të rinuar. Pas miqësores së të mërkurrës kundër Hungarisë Anglia do të nisë edhe fushatën kualifikuese për në Europian ku do të përballet me Bullgarinë më tre shtator.

\"Kam bërë gabime pasi të gjithë bëjnë gabime në jetën dhe karrieren e tyre. Por ne do të nisemi nga këto gabime pasi duam të bëjmë mirë edhe për tifozët\" ka përfunduar Kapello.

Por plaga e Kampioantit Botëror është ende e hapur te Anglia, pasi Ues Braun dhe Pol Robinson i kanë refuzuar Kombëtaren pasi kanë preferuar të tërhiqen Kapello është injoruar edhe nga Ashley Kole dhe Majkëll Kerrik.

Në momentin e dorëzimit të trofeut të Superkupës së Anglisë mbrojtësi i Chelseat ka refuzuar ti japë dorën trajnerit të Kombëtares, ndërsa Karrik nuk duhet të luante pasi ishte i dëmtuar. Kapello e ka ndaluar për ti kërkuar shpjegime ndërsa mesfushori i United e ka refuzuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)