28 Mars 2024

Kaka rikthehet në stërvitje dhe shënon gol

Madrid, 23 prill - Futbollisti braziliani i Realit të Madridit, Leite Kaka i cili sot feston ditëlindjen e tij të 28-të, ka arritur të jetë pjesë e një ndeshjeje në stërvitjet e skuadrës së tij.

Ky me siguri është një lajm i mirë për tifozët e Realit të cilët ishin të irrituar pas informatave të fundit që bënin të ditur se braziliani do të qëndrojë edhe një muaj larg fushave të futbollit për shkak të problemeve në ije.

Braziliani pritej që të kthehej në fushën e gjelbër që në ndeshjen me Valnecinë, mirëpo trajneri Mnauel Pellegrini nuk deshi që të rrezikoj.

Gjatë kësaj jave mesfushori brazilian ishte stërvitur individualisht, gjë që solli edhe reagimin e tifozëve “madrilen”, të cilët dyshonin se ai po ruan energjitë për në Botërorin e Afrikës së Jugut.

Megjithatë Kaka sot u paraqit në stërvitjen e skuadrës në “Valdebebas”, dhe pa probleme kreu detyrat e dhëna nga trajneri, madje edhe duke shënuar një gol.

“Ai ishte shumë i lumtur. Nuk e di nëse ende ndjente lëndimin, por dukej se lëvizte rrotull pa asnjë problem”, ka thënë njëri prej bashkë-lojtarëve të braziliani Kaka, për gazetën “AS”.

Në stërvitjen e sotshme të Realit prezent ishte edhe veterani, Raul Gonzales i cili u kurua më shpejtë se sa parashihej. Megjithatë futbollistët si Raul Albiol, Kristof Metzelder dhe Rojston Drente vazhduan edhe më tej të punojnë në mënyrë individuale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)