02 Maj 2024

Juventusi pa Amaurin deri në janar

Torino, 23 nëntor - Sulmuesi brazilian i Juventusit me pasaportë italiane, Amauri do të pauzojë prej 40 deri në 50 ditë për shkak të lëndimit të gjurit në këmbën e majtë të pësuar në stërvitje të enjten.

Kontrolli mjekësor ka zbuluar lëndimin e ligamenteve të gjurit të 30 vjeçarit Amauri Carvalho de Oliveire, që do të thotë se në këtë vit kalendarik Amauri sigurisht nuk do të luaj.

Amaurin e ka pritur gjatë kohë debutimi në reprezentacionin e Italisë për të cilën përfundimisht kishte luajtur në muajin gusht të këtij viti kundër Bregut të Fildishtë.

Por, kohëve të fundit ai po vuan nga lëndimi dhe forma e dobët e lojës, kurse lëndimi i fundit e ka hedhur atë jashtë lojës deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)