04 Maj 2024

Juventusi i zgjat kontratën Marchisios

Torino, 15 shtator - Juventusi është i gatshëm të bisedojë me Claudio Marchision për zgjatjen e kontratës së tij, me qëllim që t\'u japë fund spekulimeve mbi të ardhmen e mesfushorit 24-vjeçar.

Muajin e kaluar italiani tha se ishte pesimist për vazhdimin e kontratës, duke qenë se drejtuesit e klubit nga Torino nuk e kishin caktuar ndonjë kohë për bisedime.

Mirëpo duket se e gjithë kjo do të ndryshojë, pasi sipas Tuttomercatoweb.com, Juventusi dëshiron t\'i ofrojë kontratë më të mirë Marchisios.

Kontrata aktuale e mesfushorit zgjat deri në vitin 2014, mirëpo përveç përmirësimit të kushteve, drejtuesit e Zonjës së Vjetër dëshirojnë të shtojnë edhe disa vite në të.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)