Juventus nuk ka para për Pastoren

Torino, 10 shkurt - Javier Pastore nuk do ti bashkohet Juventusit sepse Biankonerët nuk kanë para të mjaftueshmë për ta blerë atë.
Pastore ka preferuar të transferohet te Juventusi para Realit dhe Barcelonës, por presidenti i klubit sicilian, Maurizio Zamparini ka deklaruar se Biankonerët nuk kanë para të mjaftueshme për të transferuar superyllin e Palermos.
Tre deri në katër klube janë interesuar për Pastoren por ai dëshiron të qëndrojë në Sicili.
Ai kurrë nuk do të shkojë të Juventusi sepse ata nuk kanë para të mjaftueshme për ta transferuar atë, tha Zamparini.