Joe Hart cak i Tottenhamit

Londër, 14 prill - Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, është cak për skuadrën londineze Tottenham.
Mirror raporton se Spurs shpresojnë që klubi super i pasur francez, Paris Saint-Germain, të vijë me një ofertë të majme për Hugo Lloris, dhe ata janë duke analizuar zëvendësimet e mundshme.
Si zëvendësim i parë për njëshin e përfaqësueses së Francës, Spurs janë duke e kërkuar njëshin e përfaqësueses së Anglisë, Joe Hart.
Megjithatë, Hart do të jetë një zgjidhje e shtrenjtë për Tottenhamin edhe nëse City do të pranojë ta shesë atë.
City është duke u lidhur me një transferim të portierit të Interit, Samir Handanovic, i cili po ashtu është cak i Spurs.