28 Prill 2024

Joakim Lev nënshkroi kontratën e re

Berlin, 21 korrik - Përzgjedhësi i kombëtares së Gjermanisë, Joakim Lëv ka nënshkruar sot kontratën e re dyvjeçare me Federatën gjermane të futbollit.

Federata gjermane e futbollit (DFB) ka konfirmuar se krahas Levit kontrata të reja dyvjeçare kanë nënshkruar edhe ndihmësi i tij, Hansi Flick, drejtori sportiv i kombëtares, Olivier Bierhof, si dhe trajneri i portierëve, Andreas Kopke.

“Jam shumë i lumtur që kemi arritur ta mbajmë Joakim Lëvin në postin e përzgjedhësit të kombëtares, por edhe stafin e tij teknik. Futbolli gjerman ka bërë një përparim të madh që nga viti 2004, kurse rinovimi i kontratës me Lëvin ishte njëra nga prioritetet tona kryesore”, ka theksuar presidenti i DFB-së, Teo Cvanciger gjatë një konference me gazetarë.

Joakim Lëv ka marrë drejtimin e kombëtares gjermane në vitin 2006, kurse më herët dy vjet ka punuar si ndihmës i Jurgen Klinsmanit. Gjermania më 11 gusht , në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e EURO 2012, më 1 gusht do të zhvillojë ndeshjen kontrolluese më Danimarkën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)