02 Maj 2024

Italia, lamtumirë botërorit, kualifikohet Sllovakia e Paraguaji

Johanesburg, 25 qershor - Dy ndeshje në grupin F që sapo kanë përfunduar në Afrikën e Jugut kualifikuan Sllovakinë dhe Paraguajin për në fazën e dytë. Në ndeshjen me Italinë në Ellis Park, Sllovakia fitoi 3  me 2 duke hyrë në gjashtëmbështjetëshe.

Ne Johanesburg nuk ka funksionuar asgje per italianet. Nuk mjaftoi asnje finale e ndeshjes me zemer ne dore, ku me ne fund, kur nuk kishin asgje per te humbur, te besuarit e Lipit provuan ne menyre te deshperuar. Por me kot, Sllovakia shkon ne 1/8 e Boterorit, ndersa Italia kthehet ne shtepi, e eliminuar qe ne fazen e grupeve, gje qe nuk ndodhte qe nga viti 1974.

Italia do ta niste ndeshjen me nje tridhembesh ne sulm: Me Pepe-Iaquinta e Di Natale dhe me deshiren per t’i dhene nje shkelm te gjitha kritikave. Te pakten keshtu eshte ne dukje, pasi Di Natale vetem 15 sekonda nga vershellima e pare tenton me nje goditje nga distanca. Por vetem kaq.

Pjesa e mbetur e fraksionit te pare eshte nje katrahure per italianet. Kjo nis te kuptohet kur Hamshik lihet i vetem ne zone, por Italia shpeton fale Marketit. Te kalterit vihen ne veshtiresi perballe nje kundershtari, te cilit dhe vete nuk i besohet se perballet me kete version te kampioneve te botes ne fuqi. Por me e keqja per italianet do te vinte ne minuten e 25-te. Vitek e dergon topin ne skajin e djthte te Marketit, qe i mbetet vetem te nxjerre topin nga rrjeta. Skuadra e Lipit nuk arrin te reagoje, e kushtezuar edhe nga tensioni e frika.

Nga ana tjeter Sllovakia merr zemer dhe provon me goditje te rrezikshme nga distanca qe sjellin te tjera dritherima per italianet. Keta te fundit, megjithese nuk bejne asgje vete rrezikojne baraziminin me nje devijim te Skertell, i cili i shkon shume prane autogolit ne fundin e pjeses se pare, qe gjithsesi do te mbyllej me epersine minimale te sllovakeve.

Lipi ndryshon per pjesen e dyte. Jashte Criscito e Gattuso per Maggio e Quagliarella. Kjo levizje duket se jep rezultat menjehere. Maggio nxjerr perpara portes Di Natale, qe nuk shenjestron si duhet. Lipi luan dhe karten e fundit: Pirlo ne vend te kopjes se tij shpetuar Montolivo. Italia i shkon shume prane barazimit me Quagliarella, qe gjen diagonalen e duhur, por ne fijen fatale Skertel shpeton skuadren e tij.

Ne momentin me te mire italiane do te ndeshkoheshin me golin e dyte. Vittek do te dyfishonte rezultatin, pasi do t’i paraprinte Chiellinit ne zonen e vogel te Marketit. Eshte minuta e 28-te e pjeses se dyte dhe pershtypja e pare eshte dorezimi i kampioneve te botes. Por nuk ndodh keshtu. Italia hidhet e gjitha ne sulm dhe do te ngushtonte rezultatin me Di Natalen.

Perseri pershtypje e gabuar. Kopunek harrohet nga mbrojtja italiane dhe e dergon per here te trete topin ne rrjete.
Finalja eshte dritheruese. Quagliarella shpik nje perle dhe mban ne loje skuadren e Lipit qe ne limitet e sfides do te shperdoronte rastin e fundit me Pepe, qe vilos perfundimisht bileten e kthimit per ne shtepi te Italise, qe mbyll Boterorin afrikan e e fundit ne grupin e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)