02 Maj 2024

Interi në krizë të thellë

2Milano, 22 nëntor - Chievo ia ka shkaktuar Interit edhe humbjen e tretë këtë sezon në stadiumin Marc Antonio Bentegodi me rezultat 2-1, duke e thelluar kështu krizën e zi kaltërve.

Kjo ishte pa kurrfarë dyshimi paraqitja më e keqe e Interit këtë sezon, pasi Chievo masakroi zikaltërit, ndërsa rezultati nuk është dashur të jetë 2-1, por shumë shumë më i thellë për skuadrën nga Verona.

Chievo kaloi në epërsi në minutën e 29-të, pas një harkimi nga Frey, të cilin për mrekulli e shfrytëzoi Sergio Pellisier për 1-0. Vetëm një minut më pas Pellisier e pati edhe një rast tjetër ideal, të cilin nuk e shfrytëzoi.

Në pjesën e dytë vazhdon loja e mirë e Chievos dhe gjumi dimëror i Interit. Davide Moscardelli e dyfishoi epërsinë e Chievos në 2-0 dhe atë ashtu si në golin e parë pas një harkimi dhe goditje me kokë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)