05 Maj 2024

Interi në ankth për Militon dhe Kambiason

Milano, 12 tetor - Për një lojtar që është rikthyer, dy kanë ndaluar. Nuk ka qetësi për Rafa Benitez që, pas rikthimit të kapitenit Havier Zaneti, nuk mund të gëzohet: janë ndalur, në fakt, të dy për probleme muskulore, Esteban Kambiaso dhe Diego Milito, të cilët janë dëmtuar në miqësoren e humbur nga Argjentina kundër Japonisë.

“Princi” është dëmtuar në kofshën e majtë, për fat jo e njëjta që është dëmtuar në Roma-Inter.
Ndërsa, për ish-lojtarin e Realit të Madridit, flitet për një kontraktim, por fakti që ka dalë nga fusha në ndeshjen kundër Japonisë kur kishte mbetur vetëm një minutë nga fundi i pjesës së parë nuk ka qenë sigurisht një shenjë e mirë për Interin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)