02 Maj 2024

Interi do t’ia rrisë pagën Militos

Milano, 23 qershor - Kërkesa e Diego Militios për rritje të pagës është pranuar nga Interi, kurse nga ana tjetër hierarkia ‘nerazzure’ nuk është në disponim as që do të dëgjojë për rastin e Nicolas Burdissos dhe kërkesës së tij për t’u transferuar në mënyre permanente te Roma.

Sky Sports Italia raporton se Fernando Hidalgo, që është agjent i të dy të lartpërmendurve, është takuar me drejtorin e Interit, Marco Branca, ku janë vënë hapat e parë për të ardhmen e të dy futbollistëve. Duket se Milito do të qëndrojë te Interi pasi i është rritur paga, por tensioni vetëm sa është rritur për rastin e Burdissos.

“Unë jam i kënaqur. Milito kërkoi të qëndronte te Interi dhe klubi e kuptoi këtë. Ka pasur klube të interesuara në të, por Interi e ka sqaruar situatën. Unë do të flas me atë së shpejti”.

“Burdisso? Burdisso dëshiron të qëndrojë te Roma, kjo është e qartë. Kërkesat e Interit duhet plotësohen, por ato janë të larta. Burdisso mund të përfundojë duke qëndruar te Interi”, ka thënë Hidalgo.

Roma dëshiron ta transferojë kartonin e plotë të Burdissos, por Interi kërkon 8 milionë euro për të.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)