03 Maj 2024

Inter kërkon Guardiolën e Kapelon

Milano, 11 dhjetor - Rafa Benitez mund ruajë vendin e tij në krye të Interit duke fituar Botërorin e klubeve, por pas fjalëve të Moratit që pasuan humbjen ndaj Verderit tashmë ka nisur gjuetia për zëvendësuesin e mundshëm të tij.

Kapelo mbetet në vendet e para në tabelën e klasifikimit të padronit zikaltër. Ai do të jetë në Abu Dhabi për të ndjekur finalen e Botërorit të klubeve. Këtë udhëtim e kishte programuar prej kohësh dhe nuk është i lidhur me çështjen mes Benitezit e Interit.

Por nuk duhen nënvlerësuar dhe kandidaturat e Leonardos, Simeones, Zengës, ajo e Spaletit (që mund të lirohet vetëm pas një tratative me Zenitin. Por gjatë orëve të fundit, në rrugën “Vittorio Emanuele” janë intensifikuar telefonatat, sinjalet janë shtrirë në të gjitha drejtimet dhe e bëjnë të mundshme edhe një surprizë, një emër krejt i papritur, i cili do të dalë në skenë vetëm nëse në Abu Dhabi do të precipitojë situata.

Fjala e fundit do të jetë ajo e Moratit dhe zgjedhja e tij do të jetë e kushtëzuar edhe nga mundësia për të arritur verën e ardhshme te Guardiola, i preferuari i tij, ose te një rikthim surprizë i Murinjos, një tratativë-fantazi, e cila në “Palazzo Saras” është konsideruar më pak e pamundur nga sa mund të mendohet. Por e tashmja është Benitez.

Të paktën deri të shtunën në orën 18, më pas të shohim. Pra, domosdoshmëri për të e menaxhimit të emergjencës për të vënë në vitrinë trofeun, i cili Interit i mungon që nga 1965.

Të mërkurën në “Apiano Xhentile” ishin të pranishëm vetëm të dëmtuarit, ndërsa dje u zhvillua një takim kokë më kokë me skuadrën, para nisjes së sotme në mëngjes për në Abu Dhabi. Në këtë takim ia dha një gjysmë “mocioni mosbesimi” Benitezit.

Morati e di se Interi i tij po kalon një nga momentet më delikate dhe më të vështira të viteve të fundit dhe dëshiron t’i bëjë skuadrës të ndiejë prezencën e tij, mbështetjen e tij. Dhe ndoshta të kuptojë vërtet se si lojtarët po jetojnë këtë periudhë të zezë.

Atij i mjafton të shkëmbejë një shikim me Zanetin dhe Materacin për të kuptuar atmosferën. Për Moratin është koha e vlerësimeve të rëndësishme, por më parë është Botërori i klubeve. Prandaj shkoi në Pinetina edhe për të karikuar të tijtë.

Benitez u ka thënë tashmë diçka lojtarëve të tij, si gjatë natës së Bremenit, si të mërkurën në mëngjes. Botërorin duhet ta fitoni. Jo për mua, por mbi të gjitha për veten”, ishte kuptimi i mesazhit të tij.

Benitez e di se ka bërë ndonjë gabim, por tani është i zhgënjyer, ndoshta ndihet i tradhtuar nga disa sjellje të lojtarëve. Jo vetëm në ndeshjen e Bremenit. Të martën kurseu ata që nuk duhej të humbte për në Botëror, por ata që hodhi në fushë luajtën dobët.

Dhe ky ka qenë një prej argumenteve të nxehta të telefonatës së orëve të vona me Moratin. Zgjedhjet e teknikut ishin të kushtëzuara nga domosdoshmëria për aktivizimin e Motas e Marigas, por edhe nga vullneti për të evituar problemet për Materacin e Zanetin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)