05 Maj 2024

Inter interesohet për Theo Janssen

Milano, 27 nëntor - Interi raportohet se është i interesuar të transferojë mesfushorin e Twente, Theo Janssen.

Mesfushori zikaltër, Wesley Sneijder, theksoi se kampionët e Italisë dhe Evropës janë të interesuar në mesfushorin holandez.

 

Janssen luajti për ekipin holandez kundër Interit në San Siro të mërkurën dhe ka impresionuar drejtuesit e klubit italian.

\"E di se Inter e pëlqen atë, por kjo do të varet nga Presidenti Massimo Moratti\", ka thënë Sneijder për NuSport.

Janssen është pjesë e Twente që nga viti 2008 dhe ka bërë tre paraqitje për Holandën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)