Infantino nis ditën e parë të punës si President i FIFA-s

Zyrich, 1 mars - Presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino e ka nisur ditën e parë të punës duke zhvilluar një ndeshje futbolli në ambientet pranë ndërtesës së këtij institucioni.
Në fushë kanë qenë të pranishëm emra të mëdhenj të futbollit botëror, Seedorf, Figo, Cannavaro, Shevchenko, Maldini, Zambrotta, Puyol ndërkohë rolin e trajnerit e bëri Fabio Capello.
Në fund presidenti Infantino theksoi se do të bëj gjithçka për të ndryshuar imazhin e këtij organizmi.