05 Maj 2024

Ibrahimoviç: Jam më i miri!

Milano, 1 dhjetor - “Ndihem lojtari më i fortë në Botë!” Sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimoviç, rrëfehet kështu për revistën ‘Vanity Fair’.

Ibra “thërret” edhe Balotellin tek Milani: “Mario është një futbollist i madh dhe një djalë i zgjuar. Do ishte shumë bukur për ne të dy dhe tifozët e Milanit të luanim sërish bashkë.”

“Milan është një klub fantastik dhe jam i nderuar që bëj pjesë në këtë staf profesionistësh. Ky klub mund të jetë eksperienca ime e fundit në futboll”, shprehet Ibrahimoviç në lidhje me klubin kuqezi.

Zlatan ka një siguri absolute për diçka: “E konsideroj veten si numri 1 në Botë, nuk ka futbollist tjetër të ngjashëm me mua.”

Në lidhje me të ardhmen e tij, sulmuesi suedez theksoi: “Mendoj se do të luaj edhe tre vite të tjera dhe më pas do të tërhiqem. Futbollin duhet ta lësh kur je në formë.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)