03 Maj 2024

Ibrahimovic: Guardiola nuk ka përvojë

Milano, 19 tetor - Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka sulmuar edhe njëherë ish-trajnerin e tij te Barcelona, Pep Guardiola, duke thënë se strategu katalanas nuk ka përvojën e duhur për të menaxhuar 22 yje.

“Te Barcelona, gjërat mund të ndryshojnë brenda 24 orëve. Futbolli është fantastik dhe askush nuk luan si Barcelona. Definitivisht është skuadra më e fortë në botë. Por, unë mësova se edhe njerëzit mund të ndryshojnë atje shpejt mendjen e tyre”.

“Guardiola është trajner i madh, por atij i mungon përvoja që të menaxhojë 22 yje të ndryshme dhe presonalitetet e tyre. Barcelona si klub nuk është i vështirë për t’u menaxhuar. Ata fituan gjashtë tituj për një vit, por më thoni se me gjithë këto talentë në skuadër, cili ekip nuk do ta arrinte atë?”.

“Publikisht, ai dëshiron të jetë i përkryer. Por, Tiger Woods kërkoi të ishte i përkryer. Dhe askush nuk është i tillë”, precizoi sulmuesi Rossoner.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)