29 Prill 2024

Ibrahimoviç: Barcelona më e mira në botë

Milano, 16 nëntor - Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, ka kritikuar edhe njëherë trajnerin Pep Guardiola, dhe e ka quajtur Barcelonën, ekipin më të mirë në botë, që mund të fitojë edhe pa trajner.

“Nëse keni problem me mua, ju takon juve ta zgjidhni. Ju jeni lider. Nuk mund të keni një dialog të mirë me 20 njerëz dhe me të 21-tin të ktheni shikimin në anën tjetër. Me mënyrën se si ai drejtohej dhe fliste, ai gjithmonë dëshironte të dukej si filozof. Ai më kujton disi figurën e Mahatma Gandit”, ka thënë Ibra.

“Njerëzit thonë se ne i fituam gjashtë trofe. Unë mund të kisha qenë trajner i atij ekipi. Mund të luani pa trajner. Mund të keni katër të lënduar dhe të fitoni nga ajo se sa të mirë ata janë. Për mua ata janë ekipi më i mirë në botë”, ka shtuar suedezi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)