02 Maj 2024

Holanda dhe Japonia kualifikohen për 1/8 e finales

Johanesburg, 25 qershor - Holanda dhe Japonia janë kualifikuar për në 1/8 e finales së kupës së botës.

Përfaqësuesja e Japonisë ka shënuar fitore sensacionale prej 3-1 përballë Danimarkës për të siguruar kualifikimin në të tetën finales së Kampionatit Botëror. Japonezët e kryen punën që në pjesën e parë me dy supergola të shënuar nga gjuajtjet e lira.

Fillimisht, Keisuke Honda la të shtangur portierin Sorenson me një supergoditje (17\'), ndërsa të njëjtën gjë e bëri edhe Yasuhito Endo disa minuta më vonë (30\').

Në vazhdim të takimit, Danimarka nuk u tregua efikase, mirëpo gjyqtari i ndeshjes ia \'dhuroi\' një penallti, të cilën e shndërroi në gol Jon Dahl Tomasson, pas goditjes së dytë (81\').

Ndërkohë Holanda ka shënuar fitore prej 2-1 përballë Kamerunit për të mbyllur fazën grupore me maksimumin e pikëve të fituara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)