03 Maj 2024

Hodgson: Shitja, lajm i mirë për klubin e Liverpoolit

Londër, 16 tetor - Bosi i Liverpoolit, Roy Hodgson, është shprehur i kënaqur me shitjen e klubit.

“Pronarët e rinj janë të mirëseardhur. Një re e zezë tashmë është larguar pas arritjes së marrëveshjes. Shpresoj se pronarët e rinj do të shlyejnë borxhet dhe ne mund të shpenzojmë më shumë në lojtarë, të investojmë në një mënyrë më ndryshe për dallim nga afati i kaluar kalimtar i transferimeve”.

“Kur klubi është në situatë të keqe, ju jeni të lidhur dhe ju prek në njëfarë mënyre. Por, ky nuk është arsyetim. Ne kemi pasur start të keq të sezonit, gjashtë pikë pas shtatë ndeshjeve nuk është kuotë aspak e mirë. Një dënim prej nëntë pikësh në rast se sot nuk do të ishte kompletuar marrëveshja do të ishte katastrofë e vërtetë. Tani duhet të sigurohemi që të ngjitemi në tabelë”, ka thënë Hodgson.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)