27 Mars 2023

Higuain: Barca dhe Messi, më të mirët në botë

Madrid, 26 shkurt - Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, thotë se bashkëkombësi i tij, Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë dhe se Barcelona është e para si skuadër.

“Njerëzve u pëlqen ai që u pëlqen, mirëpo për mua Messi është më i miri në botë”. “Ai e ka fituar Topin e Artë dhe çmimin e lojtarit më të mirë nga FIFA, dhe tash për tash është më i miri në botë”.

“Edhe pse Madridi është skuadra më e mirë në histori, aktualisht Barcelona është skuadra më e mirë në botë. (Edhe pse) e kam të vështirë që ta them këtë”, ka thënë argjentinasi për AS.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)