03 Maj 2024

Hicks dhe Gillet tërheqin padinë

Londër, 16 tetor - Ish-pronarët e Liverpoolit, Tom Hicks dhe George Gillett, kanë tërhequr padinë e tyre ndaj pronarëve të rinj të The Reds, NESV, kur kërkuan 1.6 miliardë dollarë dëmshpërblim për shkak se marrëveshja ishte arritur ilegalisht.

Avokati i dyshes amerikane, Tom Melsheimer, ka konfirmuar se Hicks dhe Gillet do ta tërheqin padinë, për të marrë hapa tjerë më të butë.

Megjithatë, Melsheimer poashtu bëri të ditur se kur gjyqi anglez të ketë rastin për të dëgjuar të gjitha faktet, atëherë do të paraqitet një fotografi krejt tjetër. Kjo deklaratë e ish-pronarëve të Liverpoolit vjen pak orë pasi u finalizua transaksioni i klubit te NESV dhe pronari i ri, John Henry.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)