Heinze transferohet në Romë

Romë, 25 korrik - Klubi italian i futbollit Roma ka kompletuar transferimin në parametra zero të mbrojtësit Gabriel Heinze nga Marseille.
Lajmin e bëri të ditur vet gjiganti italian me anë të një komunikate për shtyp, pa dhënë detajet mbi kontratën.
Roma pos Heinzes sot kishte konfirmuar edhe transferimin e Bojan Krkic nga Barcelona.