03 Maj 2024

Guardiola: Nuk i kërkoj falje askujt

Barcelonë, 7 dhjetor - Pep Guardiola, tekniku i Barcelonës, mbrohet pas polemikës që shpërthyen pas një favori të supozuar nga Federata Spanjolle për të mos zhvilluar ndeshjen në fushën e Osasunës.

“Nuk duhet t’i kërkoj falje askujt. Nuk i kuptoj këto polemika\", tha Guardiola. Vendi sipas tij po kalon një problem të jashtëzakonshëm.

\"Në ora 19.00 të së premtes më komunikuan, se kontrollet e avionëve ishin në grevë. Kemi qenë mes atyre 400 mijë të dëmtuarve. Federata na tha se nëse nuk do të mund të niseshim me avion, do të shtynte ndeshjen. e dimë se si funksion në këtë vend dhe kur federata ndjeu presionin, u nisëm sepse preferonim të merrnim tri pikët”.

Barcelona më pas fitoi 3-0.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)