29 Prill 2024

Goli më i bukur, Nejmar sfidon Mesin

Paris, 19 nentor - Princi i vitit 2009 ishte sulmuesi portugez, Kristiano Ronaldo. Po kush do ta fitojë këtë herë këtë titull? Kjo është pikëpyetja e madhe që qarkullon në korridoret e futbollit.

Organizata më e lartë e futbollit në botë, FIFA, bëri të njohur dje edhe listën me 10 kandidatët, të cilët do të garojnë për çmimin “Pushkash 2010”, trofeun i cili jepet për atë futbollist që do të realizojë golin më të bukur të vitit.

Edicioni i parë i këtij çmimi është fituar pikërisht nga portugezi, i cili nuk mund ta mbrojë titullin këtë vit.

Në garë janë Altintop, Burrous, Halenius, Mesi, Nasri, Nejmar, Roben, Çabalala, Van Bronckhorst e Yokoyama.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)