30 Prill 2024

Gjermania pa kapitenin Ballack në botëror

Berlin, 18 maj - Michael Ballack humbet Botërorin 2010 që do nisë pas disa ditësh në Afrikën e Jugut.

Kapiteni i Gjermanisë, i dëmtuar në finalen e FA Cup Chelsea-Portsmouth nuk do jetë pjesë e kombëtares së Loew pasi nuk mund të rekuperohet në kohë nga dëmtimi që pësoi në kavilje. Ai iu nënshtrua disa analizave ditën e sotme në Mynih, të cilat treguan se ka pësuar një dëmtim serioz në ligamente.

Gjatë ndeshjes finale, 33 vjecari doli me barrelë nga fusha e lojës pas përplasjes me Boateng. “Jemi të shokuar por gjithësesi do luajmë një botëror të mirë”, tha tekniku Loew pasi mori vësh lajmin.