02 Maj 2024

Galliani: Milan do të luftojë për titullin

Milano, 27 tetor -  “Me këtë ekip, Milan ka detyrimin për të luftuar për kampionatin”, shprehet administratori i deleguar i Milan, Adriano Galliani.

“Ndoshta vuajtëm më shumë seç duhet në fund të ndeshjes. Me një lojtar më shumë, Milan duhet ta kishte kontrolluar më mirë ndeshjen, por mbetet një fitore shumë e rëndësishme”, deklaron Galliani në lidhje me fitoren e djeshme të Milan ndaj Napoli.

Milan do të luajë të shtunën kundër Juventus, sfidë në të cilën do të mungojë mesfushori bardhezi Krasiç, i skualifikuar për dy ndeshje pas stimulimit në Bologna.

“Nuk është avantazh për Milanin mungesa e Krasiç. Në vend të serbit do të luajë dikush tjetër dhe Juventusi mund të fitojë ndeshjen me një gol të zëvendësuesit të tij”, përfundon Galliani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)