29 Prill 2024

Galliani: Borriello nuk do të rikthehet

Milano, 20 nëntor - Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit të Marco Boriellos, përkundër lëndimeve të shumta të Rossonerëve në sulm.

Alexandre Pato dhe Filippo Inzaghi janë aktualisht të lënduar, me asin brazilian që do të mungojë deri në janar, ndërsa sulmuesi tjetër italian Inzaghi do jetë jashtë fushave deri në fund te sezonit.

“Është e pamundur, ai është shitur te Roma. Nuk ka gjasa. Sidoqoftë, a kemi nevojë për përforcime? Pato do të kthehet në janar”, theksoi Galliani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)