Galatasaray në gjurmët e Rio Ferdinand
Stamboll, 27 shkurt - Galatasaray po mendon të forcojë ekipin për sezonin e ardhshëm. 
Pasi transferoi yjet Wesley Sneijder dhe Didier Drogba, klubi turk ia ka vënë syrin edhe një tjetër ylli: qendërmbrojtësit të Manchester United, Rio Ferdinand. 
Drejtuesit e Galatasaray kanë filluar të mendojnë për një ofertë të cilën do tia prezantojnë Djajve të Kuq për veteranin anglez. 
34 vjeçari është pjesë e ekipit nga viti 2002, ku u transferua nga Leeds United. 















