19 Prill 2024

Galatasaray ndërpret bashkëpunimin me futbollistin Younes Belhanda

Stamboll, 11 mars - Galatasaray njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me lojtarin Younes Belhanda.

Klubi i Stambollit tha se ata anuluan në mënyrë të njëanshme kontratën me Belhanda bazuar në "shkaqe të arsyeshme".

Në një intervistë televizive në BEIN Sports, lojtari 31-vjeçar maroken kritikoi klubin për shkak të kushteve të këqija në terren në Stadiumin e Galatasaray-it, Türk Telekom.

Ai erdhi tek gjiganti turk në vitin 2017. Belhanda ndihmoi Galatasaray të fitonte dy tituj të Superligës Turke, një Kupë të Turqisë dhe një Super Kupë të Turqisë.

Ai shënoi 22 gola dhe regjistroi 26 asistime në 131 ndeshje për Galatasaray.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)