02 Maj 2024

Futbollisti rumun Adrian Mutu rrah kamarierin kosovar në Itali

Romë, 28 tetor - Mediat italiane kanë kryëqezuar sulmuesin e Fiorentines, Adrian Mutu, i cili megjithëse vuan një pezullimin disamujor në Seria A, vazhdon të krijojë probleme të tjera me ligjin.

Futbollisti rumun akuzohet së fundjavën e shkuar ka rrahur kamerierin kosovar Berat Racaj.

Të përditshmet italiane kanë publikuar fotot e viktimes, ku duken qartë shenjat e dhunës të ushtruar nga Mutu në dem të kosovarit, i cili punonte në një diskotekë ku futbollisti me disa miq të tij kishin shkuar për të festuar.

Deshmitare në ngjarje bëjnë të ditur se shkak për ketë sherr ishte bërë një fature e mbetur pa paguar, ndersa debati mes Racaj dhe Mutu ka degjeneruar me pas në dhunë.

Futbollisti është larguar menjehere nga vendi i ngjarjes, ndersa kosovarit i është dashur te presë ambulancën për te marrë ndihmen e parë mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes, Racaj ka regjistruar denoncimin e tij ne drejtim te futbollistit te Fiorentines, i cili ne prag te rikthimit te tij ne fushen e lojes eshte perfshire ne nje tjeter skandal.

Kjo nuk është hera e parë që rumuni vendoset përballe ligjit. Në vitin 2004 kur luante në kampionatin anglez te Chelsea, Mutu u pezullua pasi e perditeshmja “The Sun” publikoi disa foto ku futbollisti merrte kokainë në praninë e një prostitute.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)