05 Maj 2025

Futbolli italian nuk është në krizë

Paris, 6 shtator - Presidenti i UEFA, Michel Platini, ka thënë se futbolli italian nuk po vuan nga kriza. "A është futbolli italian në krizë? Nuk besoj në këtë si president i UEFA-s", tha Platini.

"Po, kam fituar dy trofe evropianë me Juventusin dhe ata ishin kohë të mira, por jo nuk janë në krizë, pasi vitin e kaluar Interi fitoi Ligën e Kampionëve", u shpreh ai.

Sipas Platini, futbolli është i përbërë nga cikle dhe theksoi faktin se krijimi i një ekipi nuk është i lehtë.

"Megjithatë, ekipet e mira gjithmonë kanë sukses, ato si Real Madrid, Benfica, Inter, Milan dhe Manchester United janë shembujt më të mirë", ka thënë Platini.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)