Fillojnë aktivitetet për shënimin e Ditës Olimpike

Prishtinë, 27 maj - Sot në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë fillojnë aktivitetet për shënimin e Ditës Olimpike.
Në këtë ditë do të vrapojnë mbi 1 mijë fëmijë nga shkollat e Prishtinë, të lindur në vitin 2008.
Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin Skënderbeu. Më pas do të shkojnë në sheshin Zahir Pajaziti ku edhe nisë vrapimi në drejtim të sheshit Skënderbeu.