02 Prill 2023

Filloi kampionati ekipor në Superligën e Kosovës në pingpong

Prishtinë, 12 mars - Sot në SHFMU “Fadil Hisari” në Prizren filloi sezoni pranveror i garave ekipore në Superligën e Kosovës në pingpong për kategorinë e meshkujve dhe femrave. U zhvilluan disa ndeshje interesante me poena të zgjatur, me rivalitet e befasi, por çdoherë në frymën fair play.

Në kategorinë e meshkujve u zhvilluan dy xhiro ku favoritët Kpp Lidhja e Prizrenit, dhe Kpp Dardania nuk lejuan befasi dhe fituan dy ndeshjet e tyre.

Ndeshje interesante u zhvillua ajo në mes të Kpp Dardania dhe Kpp Liria e cila përfundoi me rezultat të ngushtë 4-3. Kpp Vushtrria arriti ta befasoj nënkampionin e stinorit të kaluar Kpp Priping ku u zhvillua ndeshje shumë interesante e që përfundoi me rezultat të ngushtë 4-3.

Poashtu ndeshja Kpp Liria vs Kpp Ahmet Hoxha ishte ndeshje mjaftë interesante ku vetëm pas 7 ndeshjeve të zhvilluara u përcaktua fituesi, që në fund doli të jetë Liria e Prizrenit me rezultat 4-3.

Në kategorinë e femrave poashtu u zhvilluan dy xhiro. Në xhiron e parë pati ndeshje interesante ku deri në momentet e fundit nuk mund të percaktohej fituesi.

Ndeshje interesante ishte në mes të Kpp Vushtrria F dhe Kpp Ahmet Hoxha MK që përfundoi me rezultat të ngushte 4-3 në të mirë të ekipit nga Ferizaj.

Në xhiron e dytë ndeshje interesante u zhvillua ajo në mes të Kpp Ahmet Hoxha MK dhe Kpp Prishtina F që përfundoi me rezultat të ngushtë 4-3. Favoritet Kpp Drita dhe Kpp Ahmet Hoxha F shënuan fitore bindëse në dy xhirot e zhvilluara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)