05 Maj 2024

FIFA, tre të dyshuar për marrje rryshfeti

Paris, 30 nëntor - Tre zyrtarë të lartë të FIFA-s që do të votonin për vendin ku do të zhvillohet Kupa e Botës e 2018 dhe 2022, dyshohen për marrje rryshfeti në vitin 1990, sipas BBC.

Nicolas Leoz, Issa Hayatou dhe Ricardo Teixeira dyshohet të kenë marrë para nga një firmë e marketingut sportiv.

Marrja e rryshfetit gjendet e dokumentuar në një dokument konfidencial ku tregohen 175 pagesa që shkojnë rreth 100 milionë dollarë.

Tre të akuzuarit nuk i janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ndërkohë që vetë FIFA ka shmangur deklarimet zyrtare në lidhje me këtë çështje.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)