27 Prill 2024

FIFA: Spanja ekipi i shekullit

Paris, 3 shtator - Analiza e FIFA-s, për Botërorin 2010, ka nxjerrë si kandidat potencial Spanjën, për ekipin përfaqësues më të mirë të shekullit.

Spanja fitoi Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut për herë të parë në histori të saj, ndërsa tani një analizë nga FIFA ka nxjerrë në pah Spanjën si pretendente për t’u shpallur ekipi i shekullit.

“Spanja fitoi Euro 2008 dhe është kampione e botës, që është sukses fantastik. Ekipi i Spanjës është ngritur dhe zhvilluar së bashku, ndërsa tani është në gjendje për gjëra fantastike, me futboll tejet atraktiv. Ata janë kompakt, u hyjnë dueleve dhe vrapojnë shumë. Xavi, Andres Iniesta dhe Xabi Alonso mbulojnë pjesë të mëdha të mesfushës, duket lojë e bukur, por aktualisht e vështirë për t’u realizuar”.

“Ata janë ekip i kompletuar, padyshim kandidat për ekipin e shekullit. Deri në finale, holandezët poashtu kanë luajtur futboll të mirë”, tha drejtori i grupit teknik prej 16 ekspertëve të FIFA-s, Jean-Paul Brigger.

Raporti gjithashtu pohon se ekipet afrikane i zvogëluan gjasat e tyre për sukses kur nënshkruan me trajnerë të huaj, ndërsa kritikon portierët për gabimet katastrofale dhe të paspjegueshme. Raporti nuk flet shumë për gabimet skandaloze të gjyqtarëve gjatë Botërorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)