07 Maj 2024

FIFA pro teknologjisë në fushë

Paris, 12 gusht - FIFA eshte gati t’i hapë rrugen përdorimit të teknologjisë gjatë ndeshjeve te futbollit. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i saj Sep Blater, i cili është shprehur se në tetor do të diskutohet për vendosjen e teknologjisë në vijen fatale të portes, e cila do të tregojë nëse topi e ka kaluar apo jo atë.

“Ne do te diskutojme per vendosejn e teknologjise ne vijen e portes. Do te marrim nje vendim ne mbledhjen e Komitetit Ekzektutiv, por me pare do te flasim edhe me grupete e interesit”, ka thene Blater, i cili ndodhet ne Singapor me rastin e nisjes se Lojrave Olimpike per te Rinj.

Debati per vendosjen e teknologjise ne fushen e lojes u be me i zjarrte gjate Boteorit ne Afriken e Jugut, ku futbollistit Frank Lampard iu mohua nje gol i rregullt ne ndeshjen kunder Gjermanise, megjithëse topi e kishte kaluar vijen fatale.

Pas shume kundërshtimesh, tani edhe Blatter eshte pro vendosjes se teknologjise , e cila do t’i jape fund dyshimeve ne vijen e portes. Gjithsesi, presidenti i FIFA-s ka bere te ditur se duhet te gjehet nje sistem sa me i thjeshte, ne menyre qe teknologjia te mos prishe futbollin klasik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)