09 Maj 2025

FFK-ja vlerëson përkrahjen e madhe të MKRS-së

Prishtinë, 11 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot nënkryetarin e parë të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe sekretarin, Eroll Salihu.

Drejtuesit e FFK-së e falënderuan ministrin Shala për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë këtij viti, si në infrastrukturën sportive, po ashtu dhe për ndihmën konkrete financiare që i është dhënë Federatës së Futbollit të Kosovës, ndihmë kjo që sivjet ka qenë mbi 300 mijë euro.

Ministri Shala u interesua për ecurinë e Memorandumit me FFK-në, meqë MKRS-ja parasheh që në vitin 2016 të nënshkruajë memorandum për tërë vitin.

Delegacioni i FFK-së e vlerësoi lartë praktikën e memorandumeve, sepse nëpërmjet tyre janë krijuar lehtësira për funksionim e federatave.

Ndërmjet ministrit Shala dhe delegacionit të FFK-së u bisedua veçmas procesin e anëtarësimit të FFK-së në UEFA. Dy palët u dakorduan për nevojën e mobilizimit sa më të gjerë, ndërsa ministri Shala shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucioneve të Kosovës për të ndihmuar FFK-në këtë proces tepër të rëndësishëm për futbollin e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)