28 Prill 2024

Ferrari paguan çmimin me 100 mijë dollarë

Frankfurt, 27 korrik - Çmimi i Madh i Gjermanisë i dhuron dopietën e 81 të historisë Ferrarit, por në Maranello nuk ka asgjë për të festuar. Parakalimi i Alonsos ndaj Massës e mbi të gjitha komunikimi në radio nuk kanë kaluar pa u vëzhguar nga komisarët e pistës.

Menjëherë pas garës është bërë një mbledhje e jashtëzakonshme me vendimin final: 100 mijë dollarë gjobë për Ferrarin që është edhe paralajmëruar nga Këshilli Botëror i FIA për urdhrin e dhënë ndaj Massës, për të lejuar kalimin e Fernando Alonso në xhiron e \'49, që saktësisht në radio nga Rob Smedley citohej \"Pra, Fernando është më i shpejtë. Mund ta konfirmosh nëse e kuptove mesazhin?\".

E vetëm pak caste pas parakalimit të Alonsos, që e mbylli garën në vendin e parë, për ti lënë shkallën e dytë të podiumit brazilianit, vjen një tjetër mesazh: \"Punë e mirë. tani qendro ngjitur pas tij. Më vjen keq.\" Artikulli 39.1 i rregullores së sportit saktëson se “urdhrat e skuderisë që ndikojnë në rezultatin e garës janë të ndaluar\".

Braziliani pas garës e ka të vështirë të fshehë zhgënjimin, në pyetjen nëse e ka ndjerë se nuk iu lejua të fitonte. \"Jo, e vetmja gjë që ndjeva është se ne punojmë për skuadrën, dhe po bëjmë një punë shumë të mirë për Ferrarin dhe kjo është gjëja më e rëndësishme\", u shpreh Massa.

Për Ferrarin në fakt nuk është hera e parë që kryen një manovër të tillë. Brazilianit Rubens Barrichello i është mohuar fitorja në 2002, kur iu dha urdhri nga Jean Todt për ti lënë fitoren Michael Schumacher 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)