02 Maj 2024

Ferguson shumë i kënaqur nga Hernandezi

Manchester , 31 tetor - Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson nuk është i befasuar për faktin se Javier Hernandez është në mesin e futbollistëve më të mirë në skuadrën e djajve të kuq. Ai shënon gola në çdo të 111ën minutë.

22 vjeçari nga Mexico në mungesën e Rooneyt shfrytëzon një rast shumë të mirë për t’i treguar aftësitë e tija dhe kualitetet e tija të futbollit dhe këtë ai e realizon gati se në çdo dalje në fushën e futbollit.

“Nuk jemi të befasuar nga ai pasiqë e kemi mësuar mirë para se ta angazhojmë. Kemi bërë një punë shumë të mirë me angazhimin e tij në United. Edhe para se të fillojnë ndeshjet e sezonit kemi thënë se ky do të jetë futbollisti adekuat i ekipit.” – ka deklaruar Fergie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)