26 Mars 2023

Ferguson nuk e mohon rikthimin e Ronaldos

Pekin, 15 mars - Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka lënë dyert e hapura për një rikthim të mundshëm të Cristiano Ronaldos, i cili verën që shkoi u transferua te Real Madridi për një shumë rekorde prej 94 milionë eurosh.

“Cristiano e di vlerën e Manchester Unitedit. Lojtarët këtu kanë fituar mbrojtje. Ata vijnë në stërvitje çdo ditë dhe askush nuk i bezdis”.

“Nuk mendoj se është lehtë të luash te Real Madridi. Ndikimi i tifozëve dhe i mediave është tejet i madh”, deklaroi Ferguson për Sunday Express.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)