01 Prill 2023

Federata e Volejbollit shpërblehet me pozitën e dytë në listën e kategorizimit

Prishtinë, 28 janar - Pas lajmeve fantastike që volejbolli kosovar mori në Asamblenë Ballkanike, vazhdimësi e zhvillimeve tjera të bujshme paraprake - si organizimi i kualifikimeve për Kampionatin Evropian - Federata e Volejbollit të Kosovës ka marr një tjetër lajm të jashtëzakonshëm nga kategorizimi i sporteve që bëhet sipas rregullores së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky përkushtim i vazhdueshëm i FVK-së është shpërblye me pozitën e dytë në listën e kategorizimit për vitin 2022.

Kategorizimi u bë bazuar në pikët e fituara nga rezultatet dhe aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2021, me FVK-në që regjistroi 79.56 pikë, duke mbetur prapa vetëm sportit të xhudos.

Për vitin 2022 do të ketë shtim të aktiviteteve dhe angazhim edhe më të madh në avancimin e volejbollit kosovar, në hap me zhvillimet e federatave të shteteve tjera evropiane.

FVK falënderon gjithë komunitetin e volejbollit të Kosovës, i cili kontriboi në ngritjen e cilësisë dhe nivelit të garave gjatë vitit të kaluar, pavarësisht situatës tejet sfiduese me pandeminë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)