Falcao drejt Atletico Madridit

Porto, 16 gusht - Sulmuesi i Portos Falcao ka thënë se transferimi tek ekipi spanjoll i Atletico Madrid do të përfaqësonte një mundësi të mirë për të dhe tashmë duket se është i pashmangshëm.
Sipas mediave portugeze dhe spanjolle Atletico Madridi është afër të arrijë marrëveshje për transferimin e Falcaos në Vicente Calderon derisa kërkojnë një zëvendësim për Sergio Agueron.
\"Çdo futbollist mendon të luajë në njërën prej ligave më të mëdha si Spanja, Italia ose Anglia\", tha Falcao për të përditshmen portugeze A Bola.
\"Kushdo që thotë ndryshe gënjen. Atletico Madridi do të përfaqësonte një mundësi të mirë për karrierën time\", përfundoi ai.