02 Maj 2024

Eliminimi i Italisë, Lippi:Është gabimi im

Johanesburg, 25 qershor - Pasi ishte dëshmitar i një prej befasive më të mëdha të dekadës në futboll, me Italinë që u eliminua nga Sllovakia në Kampionatin Botëror si kampion në fuqi, përzgjedhësi Marcello Lippi mori përgjegjësinë për katastrofën italiane të këtij Botërori.

\"Në rregull, unë marr gjithë përgjegjësinë mbi vete, nuk ka justifikim. Nëse një ekip vjen në një kampionat të tillë me terror në kokë, zemër dhe mendje, dhe dështon ta tregojë veten, atëherë kjo do të thotë se trajneri nuk e përgatiti mirë\".

\"Më vjen keq për tifozët, FIGC-në (Federatën Italiane) dhe të gjithë të tjerët. Unë mendova se ky ekip do të luante mirë, por nuk e kam përgatitur si duhet. Kam pritur gjithçka, por jo këtë dhe mënyrën se si luajtëm\".

\"Më vjen keq që po e përmbylli punën në këtë mënyrë. Unë prita gjithçka, por jo këtë. Unë mbaj gjithë përgjegjësinë. Zgjedhjet, mënyrën se si e paraqita ekipin në tri ndeshjet e fundit. Fat të mbarë pasardhësit tim dhe ju faleminderit të gjithëve për katër vitet e kaluara\", ka deklaruar Lippi i turpëruar pas eliminimit befasues. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)