05 Maj 2025

Eboue largohet tek Galatasaray

Londër, 16 gusht - Si duket eksodit të largimit të lojtarëve nga Arsenali nuk i ka ardhur fundi.

Pas largimit në mëngjes të kapitenit Cesc Fabregas për tek Barcelona dhe paralajmërimit të largimit të francezit, Samir Nasri për tek Manchester City, tani edhe mesfushori defansiv, Emmanuel Eboue ka braktisur rradhët e Arsenalit.

Eboue ka udhëtuar në mbrëmje për në Stamboll dhe në aeroportin e "Ataturk-ut" është pritur nga menaxheri për transfere në Galatasaray, Cenk Ergun.

Pas kalimit të testeve mjekësore, Eboue do të nënshkruaj një kontratë tre vjeçare me gjigandin turk Galatasaray.

Sipas mediave turke Arsenal do të përfitoj 3.5 milionë euro nga ky transfer ndërsa 28 vjeçari do të fitoj 2 milionë euro në vit. Për mesfushorin e Bregut e Fildishtë kishte shrehur interesim edhe klubi rus, Zenit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)