Drogba gati të rinovojë kontratën

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë ka bërë të ditur se është në prag të finalizimit të marrëveshjes së re.
\"Kemi filluar bisedat dhe të gjithë e dinë se çka ndjej për Chelsean dhe çka kërkoj. Sigurisht se do të jem këtu sezonin e ardhshëm\".
\"E kam thënë edhe disa vite më parë se do të jem këtu deri në përfundim të kontratës dhe jam këtu\", tha Drogba për mediat angleze.