09 Maj 2025

Drogba do të rikthehet te Chelsea

Londër, 19 dhjetor - Didier Drogba me kërkesë të Roman Abramovichit, do të rikthehet te Chelsea si pjesë e stafit të trajnerëve.

Gazeta afrikane “Jeune Afrique”, raporton se pronari i “Bluve” të Londrës e ka ftuar sulmuesin e Bregut të Fildishtë vetëm pak orë pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Drogba është pjesë e ekipit kanadez Montreal Impacot, por mund t’i jap fund karrierës si futbollist për të pranuar pozitën e re te Chelsea.

“Ai është i lumtur që do të rikthehet te Chelsea. Është klubi i tij i zemrës”, ka thënë një burim për gazetën afrikane. Guus Hiddink pritet të emërohet trajner i përkohshëm deri në fund të këtij edicioni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)