Do ta festojmë fitoren në Francë pa viza

Prishtinë, 12 tetor - Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u ka premtuar tifozëve të Kosovës se do tiu mundësohet që të udhëtojnë për ti parë ndeshjet e kampionatit evropian pa viza.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Qeveria e Kosovës sdo të ndalojë së punuari që fitoret të festohen bashkë me kombëtaren në Francë.
Urime nga shpirti për Kombëtaren e Shqipërisë, e cila për herë të parë kualifikohet për kampionatin evropian, që do të mbahet në Francë 2016. Tifozëve në Kosovë u premtoj se nuk do ndalemi së punuari që ata të udhëtojnë pa viza dhe ti festojnë fitoret bashkë me Kombëtaren në Francë në 2016. Lëvizja pa viza merr kuptim edhe me të madh sepse edhe sportistët e Kosovës tanimë i kanë dyert e hapura në sportin ndërkombëtar. Shumë shpejt, Kosova do jetë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s, ka shkruar ai.